Vdekje e mistershme e foshnjës 5-muajshe në Greqi, prindërit shqiptarë në hetim! Babi pritet të japë sqarime, ndërsa nëna…

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vdekjen e foshnjës 5-muajshe në Paro të Greqisë, ku nën hetim janë prindërit shqiptarë të fëmijës.
Mediat greke teksa i referohen ekspertizës mjeko ligjore, thonë se shkak i vdekjes mbetet ende mister, ndërkohë që priten rezultatet e analizave histologjike dhe toksikologjike. Dy pistat kryesore të hetimit janë goditja nga nxehtësia ose mungesa e aspirimit, pasi ka dyshime që çifti të ketë lënë në makinë fëmijën.
Prokuroria në Syros ka nisur hetimet dhe ka ngritur akuza ndaj prindërve të foshnjës, të cilët dyshohet se e lanë atë të ekspozuar në diell për një kohë të gjatë.
Sipas burimeve të Cyclades24, babai do të japë sot pasdite shpjegime në orën 18:30, ndërsa nëna ka kërkuar afat nga hetuesi dhe pritet të përgjigjet të enjten në mëngjes. Ata do të sqarojnë rrethanat në të cilat u gjet foshnja pa shenja jete.
Rasti ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet me kujdes të veçantë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



