Atentat shqiptarit në Selanik, 24-vjeçari gjendet i shtrirë në rrugë

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selanik të Greqisë. Sipas mediave helene ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia” pak para kabinave të pagesës në Oraiokastro.
I riu shqiptar me origjinë nga Elbasani, por lindur në Selanik e banues në Sozopoli të Halkidikisë është qëlluar teksa ishte duke lëvizur me motoçikletë.
Autorët e kanë ndjekur Ronaldo Pecakun dhe e kanë qëlluar në momentin që është futur në rrugën me pagesë. Ai ka marrë disa plumba në bark, por ka vazhduar që të drejtojë motoçikletën derisa është rrëzuar në tokë shumë pranë kabinës ku paguhet taksa e rrugës.
Menjëherë është njoftuar ambulanca që e ka transportuar 24-vjeçarin në spital dhe raportohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga të dhënat e publikuara nga mediat greke rezulton se Pecaku ka precedentë penalë në shtetin helen dhe ishte dënuar në korrik të vitit 2021 për vjedhje dhe ishte liruar në muajin nëntor nga burgu.
-
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen dy automjete
11 Dhjetor, 20:56
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

