17-vjeçarja me meningjit akut humbi jetën brenda pak orëve, nën monitorim 100 persona në Durrës e Tiranë

Pas humbjes së jetës së 17-vjeçares nga Durrësi e prekur nga meningiti bacterial, autoritetet shëndetësore flasin për rastin por edhe për hetimin epidemiologjik.
Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik tregon se 17-vjecarja ishte infektuar nga një formë e rëndë e meningitit i cili i mori jetën brenda disa orëve.
Afro 100 persona kontakti, familjarë, shokë klase, mësues, personel mjekësor në Durrës e Tiranë janë në hetim epidemiologjik. Të gjithë i janë nënshtruar testimit, por edhe mjekimit fillestar, ndërsa do të monitorohen për 10 ditët në vijim, periudha e inkubacionit të meningitit.
Vaksina kundër meningitit që parandalon pasojat e rënda të sëmundjes nuk është pjesë e kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit.
Edhe pse mund të gjendet në tregun farmaceutik, Eugena Tomini thotë se rastet e meningitit bacterial numërohen më gishtat e dorës.
Edhe pse sporadike, infektime nga meningiti bacterial dhe humbje te jetës janë shënuar thuajse çdo vit në vendin tonë.
Instituti i Shëndetit Publik ka propozuar hyrjen e kësaj vaksine në kalendarin e detyrueshëm ashtu si në shtetet fqinjë Itali e Greqi.
Meningiti bakerial transmetohet përmes spërklave të pështymës nga kontaktet e afërta apo sendet e kontaminuara.
-
-
Banorët e Postribës protestë për ujin e pijshëm: Është i ndotur
16 Dhjetor, 16:44
Po ndodh...
ide
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Ti vetëm ik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

