24 persona helmohen gjatë një feste në Itali, mes tyre 17 fëmijë

Një episod helmimi masiv është regjistruar në qytetin e Gjenovës, në Itali, ku 24 persona, mes tyre 17 fëmijë, kanë marrë ndihmë mjekësore pasi u ekspozuan ndaj monoksidit të karbonit gjatë një feste fetare.
Sipas mediave italiane, incidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e përdorimit të një ngrohësi me defekt brenda një ambienti të mbyllur. Fëmijët e moshës nga tre muaj deri në 12 vjeç ishin të parët që shfaqën shenja helmimi, ndërsa më pas simptomat u paraqitën edhe tek të rriturit.
Të miturit u transportuan në Spitalin Gaslini në Genova, ku disa prej tyre morën terapi me oksigjen. Stafi mjekësor bëri të ditur se të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme dhe nuk rrezikojnë jetën.
Shtatë të rriturit e pranishëm në festë u shtruan në Spitalin San Martino, ku po ndiqen për simptomat e ekspozimit ndaj monoksidit të karbonit.
Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
