24-vjeçarja shqiptare në Siçili bie nga dritarja e çatisë, ndërron jetë në spital

Qyteza Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili është tronditur nga një tragjedi e papritur ku ka humbur jetën një nënë e re shqiptare.
24-vjeçarja Ambra Seferi është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë duke humbur jetën.
Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia kur iu mbyll dera nga brenda. E shqetësuar se brenda shtëpisë ndodhej djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë dyvjeçare, vajza e shoqes, Ambra tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë.
Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare xhami që ndodhej në çati dhe u rrëzua. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve reanimatore, 24-vjeçarja ndërroi jetë.
Ambra kishte mbërritur në Itali dy vjet më parë dhe vdekja e saj la komunitetin lokal të tronditur dhe të pikëlluar.
-
Kavajë/ Dëmtohet aksidentalisht me frezë, humb jetën 60-vjeçari
19 Dhjetor, 17:20
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
