5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtator 2024, 08:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Sot janë bërë 8 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës. Shën Nënë Tereza u shpall “E Shenjtë” më 5 shtator të vitit 2016.

Shenjtërimi i saj u bë para tetë vitesh, pasi u njohën dy mrekulli të Nënë Terezës, të rasteve të shërimit të njerëzve, pas vdekjes së saj në vitin 1997.

Nënë Tereza, e njohur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, është shqiptare e lindur më  26 gusht 1910 në Shkup.

Misioni i saj jetësor ishte t’u dilte në ndihmë njerëzve në nevojë, si njerëz të varfër, të sëmurë, të vetmuar, të pastrehë etj, i cili mision e bëri të pavdekshme në mendjet dhe zemrat e njerëzve në mbarë botën.

Shënjterimin e saj e kanë kujtuar edhe krerët e shtetit shqiptar.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj përmes rrjeteve sociale thekson se mësimet e Nënë Terezës mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin

Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve.

Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin”, shprehet Presidenti Begaj.

 

Po ndodh...