A jeni nën presion, mos ka lidhje me seancën e 19 Dhjetorit për Sky ECC? Ja ç’thotë Holta Zaçaj

13 Dhjetor 2024, 22:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

A jeni nën presion, mos ka lidhje me seancën e 19 Dhjetorit për

Në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u pyet nëse ndjehet nën presion dhe nëse kjo situatë e krijuar në raport me këtë gjykatë, ka lidhje me seancën e 19 dhjetorit, ku do të shqyrtohet lidhur me Sky ECC.

Zaçaj tha se nëse ndonjë nga anëtarët e Kushtetueses është nën presion ai duhet të vërë në dijeni Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese.

As unë dhe asnjë anëtar i Kushtetueses nuk është nën presion”, tha Zaçaj. Ajo vuri theksin se e gjithë situata u krijua pasi Gjykata e Lartë përcaktoi datën 10 mars si ditën kur i përfundon mandati në Kushtetuese, një gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

“Është shumë e rëndësishme që ky moment të sqarohet, pasi duhet zgjidhur koha se kur i përfundon mandati një anëtari të Kushtetueses”, tha Zaçaj.

 

Po ndodh...

ide