Aksident fatal tek "Rruga e Burgut" në Tiranë, humb jetën 54-vjeçari
19 Korrik 2025, 21:17 / AKTUALITET
Një aksident me pasojë vdekjen e një 54-vjeçari ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një 27-vjeçar me inicialet H.M., ka përplasur me automjetin e tij një 54-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë.
54-vjeçari me inicialet S.Xh., është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Policia ka shqëruar në komisariat 27-vjeçarin i cili aksidentoi 54-vjeçarin ndërsa grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
