Aksident në aksin Lezhë-Milot, 3 persona dërgohen me urgjencë te Trauma
31 Gusht 2025, 22:02 / AKTUALITET

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot.
Dy makina u përplasën rreth orës 19:40, duke lënë të lënduar 3 persona, të cilët u dërguan me urgjencë te spitali i Traumës në Tiranë.
Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e automjeteve. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


