Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, Përplasen dy automjete, tre të plagosur
3 June 2024, 09:29 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në zonën e Murrashit.
Një veturë është përplasur me një kamionçinë të kompanisë 2T, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Mes të plagosurve është një punëtor i kompanisë së rrugëve dhe dy pasagjerë të veturës.
Të tre po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Policia rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Sipas burimeve paraprake, priten detaje të tjera për rrethanat që çuan në këtë përplasje.
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
Nga Red Varaku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

