Aksident në aksin Morinë-Kukës, makina del nga rruga si pasojë e motit të keq
30 Nëntor 2024, 22:19 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në segmentin Morinë-Kukës. Aksidenti është shënuar në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Bakrit” sa kalon urën mbi lumin “Luma”.
Sipas burimeve policore bëhet fjalë për një automjet tip Golf pa targa ngjyrë blu që ka dalë nga rruga për shkak të motit të keq dhe në momentin e përplasjes janë hapur dy airbegët e mjetit.
Po ashtu janë çarë dy gomat e para dhe ka dëme materiale para automjetit. Në urgjencën e Kukësit nuk ka mbërritur asnjë i plagosur.
Policia rrugore dhe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit qe mund te jete shkaktuar nga lageshtia ne rruge si dhe për të bërë të mundur edhe identifikimin e drejtuesit të saj i cili pas aksidentit dyshohet se ka braktisur mjetin.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Nga Mirela Karabina
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Nga Artur Ajazi
Ti nuk lexon
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


