Aksident në Berat, shoferi përplas të moshuarin dhe “ja mbath”
6 Mars 2024, 17:47 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Beratit.
Një automjet tip “Mercedez Benz“ ka përplasur një 78-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Varri i Babaliut” dhe pasi ka përplasur të moshuarin shoferi është arratisur nga vendngjarja.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe lokalizimin e kapjen e autorit.
Sakaq i moshuari është transportuar në Spitalin e Beratit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ka marrë plagë në kokë dhe trup.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
Nga Roland Lami
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


