Aksident në Fier/ Makina përplaset me motorin, ndërron jetë tek Trauma 21 vjeçari

2 Nëntor 2024, 19:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Fier/ Makina përplaset me motorin, ndërron jetë

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vajkan.

Një automjet tip Renault është përplasur me një motor rreth orës 13:25.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Klajdi Hatia, i cili u transportua tek Spitali i Traumës në kryeqytet, por nuk mundi t'iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë në Komisariat është shoqëruar shoferi i makinës Manol Çepele.

“Rreth orës 13:25, në aksin rrugor "Fier-Vajkan", shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme” informoi sot policia.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se motori është shkatërruar thuajse plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.