Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin
19 July 2025, 21:50 / AKTUALITET
Një aksident rrugor ka ndodhur pranë lagjes “Gurra” në qytetin e Lezhës, ku një automjet tip “Golf” ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri sapo kishte dalë nga një market i zonës dhe ishte duke kaluar rrugën në momentin kur u godit nga automjeti.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka vërejtur në kohë këmbësorin.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128