Aksident në minierën e Bulqizës, ndërron jetë minatori (Detajet)

Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në minierën e Bulqizës, ku një minator rreth 64 vjeç, me inicialet F. V., ka humbur jetën. Deri më tani, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një prej shumë minatorëve që, pavarësisht moshës dhe kushteve të rënda të punës, janë të detyruar të rikthehen në galeritë e minierës, për shkak të pamundësisë për të përballuar jetesën me pensionin e ulët.
Ngjarja ka sjellë një tjetër plagë në jetën e komunitetit të Bulqizës, ku siguria në punë dhe kushtet e mjerueshme në minierë vazhdojnë të jenë çështje serioze, shpeshherë me pasoja fatale për punëtorët.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
