Aksident tragjik në Kosovë/ Humb jetën një e mitur, plagosen katër të tjerë

31 Gusht 2025, 19:55 / KOSOVA ALFA PRESS

Aksident tragjik në Kosovë/ Humb jetën një e mitur, plagosen

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit në Kosovë, duke lënë pasoja tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e përplasjes, një i mitur ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa katër persona të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.  Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë.  Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, njofton policia e Kosovës.

 

Po ndodh...