E rëndë/ Aksident tragjik në Velipojë, automjeti përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës
31 Mars 2024, 11:10 / AKTUALITET

Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e kësaj të diele në zonën e Velipojës.
Policia e Shkodrës njofton se viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ishte duke lëvizur me biçiklete, në momentin kur është përplasur nga një automjet.
“Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (i cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
