Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën, radhë kilometrike dhe vështirësi në qarkullim!
6 February 2026, 18:02 / AKTUALITET

Ndërsa si zakonisht gjatë fundjavës mbizotërojnë radhët kilometrike, një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.
Katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka shkaktuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve, duke krijuar radhë dhe ngadalësim të trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128