Aksidentet në 4 mujorin e parë të vitit 2025/ 413 aksidente, kryeson Janari dhe Prilli, shkak kryesor mbetet sërish sjellja e drejtuesit të mjetit

Gjatë 4 mujorit të parë të 2025, kanë ndodhur 413 aksidente, ku rekord shënon janari me 125 aksidente, ndjekur nga prilli me 112 aksidente dhe me nga 88 aksidente secilo shkurti dhe marsi.
Numri i personave të lënduar është më i lartë sërish në janar me 174 të lënduar, kurse më i ulëti shkurti m 122.
Në shumicën e rasteve, shkak kryesor është sjellja e drejtuesit të mjetit.
Janar 2025
Në muajin Janar 2025 numërohen 125 aksidente rrugore, nga të cilët 174 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).
Gjatë periudhës Janar 2025, numri i aksidente rrugore është ulur me 22,8 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 89,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 0-24 dhe 25-34 vjeç, duke zënë secila nga 21,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Janar 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte me 23,2 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Shtunë, me 10,4 %.
Shkurt 2025
Në muajin Shkurt 2025 numërohen 88 aksidente rrugore, nga të cilët 122 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur)
Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 21,1 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 81,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç dhe 45-59 vjeç, duke zënë secila nga 23,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Shkurt 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte me 20,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Diel, me 9,1 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00 - 24:00, duke zënë 19,3 % të numrit tëaksidenteve rrugore gjithsej.
Mars 2025
Në muajin Mars 2025 numërohen 88 aksidente rrugore, nga të cilët 128 persona janë
të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur)
Gjatë periudhës Janar - Mars 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 20,2 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 85,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 35-44 vjeç, duke zënë 29,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Mars 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 20,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte, me 10,2 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 14:00 - 17:00, duke zënë 22,7 % të numrit tëaksidenteve rrugore gjithsej.
Muaji Prill
Në muajin Prill 2025 numërohen 112 aksidente rrugore, nga të cilët 162 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi).
Gjatë periudhës Janar-Prill 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,4 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 93,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 45-59 vjeç, duke zënë 23,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Prill 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 18,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë dhe të Shtunë, me nga 11,6 % secila.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 - 12:00, duke zënë 22,3 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.
Të dhënat referuar nga burimet zyrtare INSTAT
/Alfapress.al
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


