Aksidenti i trefishtë në Elbasan me 5 të plagosur, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

3 Qershor 2025, 19:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti i trefishtë në Elbasan me 5 të plagosur, policia jep

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga aksidenti i trefishtë pasditen e sotme në Elbasan, ku mbetën të plagosur 5 persona.  Sipas policisë, aksidenti rrugor ndodhi reth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”. Në aksident u përfshinë  3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..

“Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital”, thotë policia. Ndërkohë që një nga të plagosurit, 30-vjeç me plagë në kokë është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

Po ndodh...

ide