Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, eksperti i sigurisë rrugore: Kush ishte shkaku

Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho, ka analizuar aksidentin tragjik që u mori jetën 8 personave mëngjesin e sotëm në Këlcyrë.
Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 , Hasho u shpreh se shkak për aksidentin janë bërë shpejtësia e lartë dhe numri i madh i personave që gjendeshin në automjet.
Sipas tij numri i madh i personave mund të ketë ndikuar në lëvizjet e shoferit, i cili mund të ketë rritur shpejtësinë në tentativë për t’u larguar nga policia.
“Duhet të kemi parasysh numrin e personave që kanë qenë brenda mjetit, mund të kenë qenë edhe 3 persona para duke penguar edhe shoferin. Aty duhet të ketë disa rrotullime të mjetit dhe vetë numri i madh i personave brenda mjetit ka dëmtuar njëri-tjetrin. Shpejtësia tej normave të lejuara që ka bërë një distancë aq të gjatë, nga rruga deri në buzë të lumit. Pavarësisht pengesave që ka pasur në dalje, energjia e mjetit ka qenë shumë e madhe, duke përfunduar në atë pikë”, u shpreh ai.
-
Aksidenti në Tepelenë, ndërron jetë në spital 58-vjeçari
2 Prill, 21:52 -
-
Aksidenti në Tepelenë, ndërron jetë në spital 58-vjeçari
2 Prill, 21:52 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


