Aksidenti me një viktimë dhe dy të lënduar në Pogradec, policia arreston drejtuesin e një prej mjeteve
12 Dhjetor 2024, 14:46 / AKTUALITET

Policia ka arrestuar drejtuesin e një prej mjeteve, që u përfshinë dje në një aksident rrugor në aksin Pogradec-Qafë Thanë ku viktimë mbeti Martin Kastrioti, ndërsa dy të tjerë u lënduan.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ku humbi jetën shtetasi M. K., informojmë se në përfundim të veprimeve hetimore, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njofton policia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
