Aksidenti me pasojë vdekjen e 33-vjeçarit dje në Roskovec, arrestohen 2 shoferët

3 Nëntor 2025, 11:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti me pasojë vdekjen e 33-vjeçarit dje në Roskovec,

Një ditë pas aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari në Roskovec pas përplasjes së trefishtë të mjeteve në rrugë, Policia Rrugore e Fierit ka vënë në pranga dy nga shoferët e përfshirë.

Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në aksin rrugor Strum-Roskovec, ku si pasojë e përplasjes së motomjetit, humbi jetën drejtuesi i tij Klajdi Hoxha.

Njoftimi i policisë:

“Motomjeti fillimisht u përplas me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin F. D., teksa humbi jetën 33-vjeçari. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve B. C., 70 vjeç, banues në Roskovec dhe F. D., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njoftohet zyrtarisht nga policia vendore.

Në kohën kur ka ndodhur aksidenti, Klajdi po kthehej nga puna për në shtëpi. I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve të mitur ndërsa punonte me serat si shumë banorë të zonës së Strumit.

Po ndodh...

ide