
Aksidenti në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil” ku humbi jetën 15-vjeçari, arrestohet autori

20-vjeçari, Elidon Aliu është vënë në pranga ditën e sotme pasi mbrëmë përplasi për vdekje një 15-vjeçar në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”. Aliu po udhëtonte me një makinë tip “Benz” rreth orës 21:40 në aksin rrugor Sarandë-Ksamil kur përplasi 2 persona.
Ngjarja u regjistrua pasi makinë tip “Lancia” kishte pësuar defekt në rrugë dhe tre persona po shtynin mjetin në momentin kur shoferi 20-vjeçar i ka aksidentuar. Nga përplasja u plagos rëndë një 15-vjeçar i cili më pas humbi jetën. Në njoftimin e policisë mësohet se janë arrestuar2 persona dhe janë proceduar dy persona të tjerë në Vlorë për ngjarje të ndryshme.
DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Konispol-Sarandë”, nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin, të cilin pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Xh., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum refeuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 65 vjeç, pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet tip kamion, një sasi inertesh, që dyshohet se do ta hidhte në një vend në Orikum.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128