Aksidenti në Fier/ U përplasen nga njëra prej mjeteve 40 krerë bagëti, trondit çobani: Ja si ndodhi e gjithë ngjarja
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Levan-Qarr, ka ndodhur një aksident automobilistik që ka përfshirë tre automjete. Shtetasi L. Dh. ka goditur automjetin e drejtuar nga shtetasi E. K., si dhe automjetin e tretë të shtetasit B. S.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi L. Dh. dhe tre pasagjerë të tij janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, aksidenti ka shkaktuar dëme edhe tek bagëtitë e imta të shtetasit N. M.
Grupi hetimor ka arritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij aksidenti.
Ndërkohë, njëra nga automjetet ka përplasur rreth 40 kokë bagëti të imta. Çobani i deleve, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes, shpjegoi se dy makina me shpejtësi po parakalonin njëra-tjetrën kur ndodhi incidenti.
“Po i fusja bagëtitë brenda portës kur dy makina po vinin me shpejtësi. U përpoqa t’i ndaloja, por ato vazhduan të parakalonin njëra-tjetrën. Pasha Zotin, u shmanga për t’u ruajtur, por më përplasën delet. Më kanë vrarë 40 krerë deri tani, dhe dëmimi llogaritet rreth 10 milionë lekë,” deklaroi ai.
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Berisha i bindet Ramës, kthehet me bisht ndër shalë në Parlament
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128