Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u largua, Policia e Fierit arreston autorin

Policia e Fierit ka arrestuar një 43-vjeçar me iniciale G.B. pasi në muajin maj, në aksin rrugor “Fier-Seman”, ka aksidentuar për vdekje B. S. 67 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit G. B., 43 vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Ky shtetas, më datë 20.05.2022, në aksin rrugor “Fier-Seman”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin B. S., 67 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


