“Aktiviteti nis që nga viti 2016”/ Gazetarja rrëfen detaje të mashtrimit me Call-Centera: Bëheshin promovime me jetë luksi dhe festa të shfrenuara!

Aktiviteti i mashtrimit me Call-Center të qytetarëve të huaj ka nisur prej më shumë se një dekade dhe janë zhvatur miliona euro, pasi edhe rrogat ishin të larta dhe përfitimet të konsiderueshme, ku bëheshin edhe jetë luksi e festa luksoze.
Kështu u shpreh sot në studion e “News 24” gazetarja Lindita Çela. Ajo zbuloi detaje nga investigimi, hetimi dhe goditja operacionale e grupit të organizuar që drejtonte aktivitetin e mashtrimit nga qendra e Tiranës.
SPAK është aktualisht nën hetim intensiv, pas referimit nga Antimafia italiane dhe media e vendit fqinj.
Çela bëri edhe një kronologji të zhvillimeve të këtij operacione, duke shkuar më tej në mënyrë se si kanë funksionuar këto kompani dhe se si arritën të gjenin terren në vend.
“Kompani që ushtronin këtë aktivitet ishin në një nga zonat më në qendër të Tiranës. Mënyra ku ata vepronin, ndoshta mund të çojë në element për të parë implikimin e personave të tjerë të përfshirë. Edhe më herët ka pasur operacione për goditjen e mashtrimeve në Call Center. Përse përfshihet Shqipëria dhe kush ka qenë elementi kryesor, ishte edhe për faktin kemi një rini të korruptuar. Kushdo që rekrutohej aty funksiononte në tre nivele, e kemi quajtur fabrika e mashtrimit, niveli i parë i punonjësve që ishte niveli i pagës, dhe ishin ata që quheshin punëtorë të rekrutuar që bënin vetëm telefonata”, tha ajo.
Gazetarja e “Shteg.org” shpjegoi edhe taktikat dhe procedurat, kushtet e punës dhe përfitimet e rrjetit.
“Në 8 orë të punës duhet të bënin mbi 50-100 telefonata dhe detyra e tyre ishte të bënin identifikimin. Trajnime bëheshin jo vetëm në zyra shqiptare. Niveli i dyte kishte të bënte me personat që arrinin t’i bindnin telefonuesit dhe pagat e këtyre shkonin 1 mijë deri në 2 mijë euro dhe funksiononte edhe metoda e shpërblimit”, tha Çela.
Ajo rrëfeu edhe detaje se si shpenzoheshin fitimet marramendëse dhe se si goditjet ndaj fenomenit erdhën të vonuara.
“Ky aktivitet ka nisur të paktën prej vitit 2016, që edhe unë e kam ndjekur dhe ka vijuar. Kishte promovime në festa dhe darka të shfrenuara, deri në luks. Shqetësuese për Shqipërinë është se në 2019-2020 autoritete ligjzbatuese të vendeve të BE kanë ngritur shqetësimin në organet shqiptare”, tha ajo.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

