Aktorja e njohur mbështet publikisht Elia Zaharinë: U kujdese për Princin edhe kur të tradhëtoi!

7 Mars 2024, 11:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aktorja e njohur mbështet publikisht Elia Zaharinë: U kujdese për

Aktorja e njohur, Luli Bitri ka mbrojtur publikisht shoqen e saj, aktoren Elia Zaharia, pas publikimit të pamjeve të rënda të sherrit mes saj dhe bashkëshortit, Princ Leka.

Duke kujtuar momentet e vështira të Elias pasi dolën fjalët e para të ndarjes me pretendentin e Fronit Mbretëror, Bitri shkruan se Elia u kujdes shumë që ta mbronte Lekën, edhe pse i kishte marrë vesh tradhëtinë.

Ndërsa e justifikon për reagimin pasi mori vesh se Leka ishte përplasur fizikisht me të atin, i cili, sipas saj, i ka qëndruar pranë këto kohë, duke u kujdesur për të dhe vajzën 3-vjeçare.

Reagimi i Luli Bitrit

Gjithmonë kam menduar se mes një çifti nuk duhet të futet askush të gjykojë e të fajësojë. Për të njëjtat arsye që ata bëhen bashkë, mundet edhe që të ndahen…...!
Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë.
Atij njeriu për të cilin fajesoje veten se mos nuk ke bërë mjaftueshëm për ta bërë të lumtur… që u shty drejt një tjetre.
Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash..!
Unë nuk kam takuar një grua me këtë tolerancë dhe force për ta edukuar veten me faljen dhe jo me urrejtjen….!
Kemi qënë shumë afër këto kohë dhe kam njohur fisnikërinë tënde për të falur sepse për ty ai është babai i vajzës dhe se nuk ja dëshiron kurrë asgjë të keqe!
Sepse ti je bija e një babai të plagosur e të zhgënjyer e megjithatë ai të emocionon kur e sheh rrugëve të Tiranës duke iu dedikuar mbesës…!
Atij babai- gjyshi qe edhe pse duhet te jetë betuar se nuk do të shkelte më në atë shtëpi, në emër të dashurisë, ka qëndruar pa gjumë me ty dhe me të voglën, ( në vend të të atit) gjithë këto netët e ditët e kësaj javë, kur ti digjeshe nga temperatura në shtëpi…!
Duke ditur gjithë këto dhe duke të njohur mirë, unë të dërgojë një përqafim ty dhe babait tënd, për të cilin ti je krenare!
Për babain tim do e ktheja botën përmbys!
Mjerë kush nuk do i bëjë fëmijët e vet krenarë!

 

Po ndodh...

ide