Akuzat ndaj njerkut/ Zbardhet dëshmia e 25-vjeçares: Më përdhunoi që 14 vjeç, nëna nuk e dinte

7 Mars 2024, 13:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Akuzat ndaj njerkut/ Zbardhet dëshmia e 25-vjeçares: Më

Të tjera detaje jan ë zbarhdur në lidhje me ngjarjen e rëndë të zbuluar në Greqi, ku një 25-vjeçare akuzoi njerkun e saj shqiptare për përdhunim.

Vajsa ka deklaruar se Delin Beqiri e ka përdhunuar që kur ajo ishte 14 vjeç, pasi ishte lidhur me nënësn e saj 50-vjeçare Dhurata Shpati.

25-vjeçarja vendosi ta denoncojë shqiptarin pasi në mesnatën e së martës ai dyshohet se e përdhunoi sërish. Vajza theu heshtjen dhe raportoi tek autoritetet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka përjetuar nga duart e njerkut të saj. Në një intervistë të të dhënë për “protothema.gr”, vajza përjashton të ëmën nga “korniza” e fajtorëve, ku shprehet se ajo nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.

Nëna ime nuk ishte në dijeni për këto gjëra. Ajo nuk dinte asgjë. Atë që ka bërë, ai e ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë, mamaja ime e pyeste se pse ishe i tillë dhe bënte këto reagime. Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja”, thotë 25-vjeçarja që pritet të kontrollohet nga mjeku mjekësor, nga një psikolog për të kapërcyer tronditjen.

Shqiptari pritet të dalë të hënën para hetuesisë së Pireut për të kërkuar falje.

 

Po ndodh...

ide