
Akuzohen se fshehën vrasjen në azil, por ja çfarë deklaruan dy infermieret në polici: Menduam se ...

Policia arrestoi dy infermieret e turnit në azilin privat ku u godit për vdekje me bastun 82-vjeçari Virxhil Vesho nga shoku i tij i dhomës, Zyhdi Shehu.
Në deklaratën e tyre për policinë ato kanë thënë: “Menduam se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur kur e gjetëm”.
Infermieret nuk kanë njoftuar policinë, por agjencinë e funeralit, të cilët kanë shkuar dhe kanë marrë trupin e mbështjellë me çarçaf. Ishte stafi i agjencisë të cilët pasi kanë parë trupin kanë vërejtur dëmtime në kokë. Më pas e kanë kthyer trupin në azil dhe kanë njoftuar policinë.
Efektivët kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe pasi morën në pyetje infermieret ato janë shprehur se fillimisht nuk kanë kuptuar se i moshuari të ishte vrarë, por kishin menduar se ngjarja ishte aksidentale.
Autori Zyhdi Shehi vuan nga skleroza dhe sëmundje të tjera. Shkak i sulmit ka qenë një konflikt banal mes dy të moshuarve për krevatin.
NGJARJA dhe AKUZAT NDAJ DY INFERMIEREVE
Policia arrestoi dy infermieret e turnit në azilin privat ku u godit për vdekje me bastun 82-vjeçari Virxhil Vesho nga shoku i tij i dhomës, Zyhdi Shehu.
31-vjeçarja Nazime Mulla dhe 26-vjeçarja Glesantina Saraçi akuzohet se kanë tentuar të fshehin ngjarjen.
Infermieret mësohet se pasi kanë zbuluar krimin e rëndë brenda dhomës së azilit privat nuk kanë njoftuar policinë, por morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin.
Por dy të arrestuarat nuk kanë treguar se çfarë kishte ndodhur, ndërsa ngjarja është zbuluar pasi gjatë ekspertizës mjekoligjore në morg u zbuluar se viktima kishte shenja dhune në trup, të shkaktuara nga goditja me bastun.
Policia e Tiranës njoftoi sot se: "Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, ku 78 vjeçari, ka goditur me bastun shtetasin Virxhil Vesho, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.
Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.
Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Materialet i kaluan Prokurorisë".

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128