Alarm në Laç/ Fëmija i mitur shfaq shenja të dizenterisë në kopsht, mobilizohen autoritetet
14 Shkurt 2025, 14:50 / AKTUALITET
Një rast i një fëmije me temperaturë në qytetin e Laçit ka ngritur shqetësimin e drejtuesve të kopshtit nr. 1.
Fëmija kishte shfaqur temperaturë për disa ditë dhe më pas është dërguar në spitalin e QSUT, ku pas analizave ka rezultuar i prekur nga dizenteria.
Menjëherë janë vënë në dijeni institucionet përkatëse të Bashkisë Kurbin dhe Shëndetit Publik, pasi dyshohet se mund të bëhet fjalë për një rast të dizenterisë.
Në përgjigje të situatës, bashkia ka ngritur një grup pune dhe ka nisur dezinfektimin e ambienteve të kopshtit.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra për analiza, dhe rihapja e kopshtit do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
