Alarmi për salçiçet/ Marketet boshatisin raftet

22 Shtator 2022, 17:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Alarmi për salçiçet/ Marketet boshatisin raftet

Një ditë pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se 5 lloje të produkteve Wudi kanë rezultuar me një bakter që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut, qytetarët kanë nisur që ti kthejnë ato pranë marketeve ku i kanë blerë për shkak të frikës.

Ndonëse AKU ka njoftuar se po bëhet tërheqja nga tregu e produkteve Wudi, pasi kanë konstatuar në përbërje të tyre bakterin Listeria monocytogenes, dyqane të ndryshme në kryeqytet  vijojnë t’i kenë të ekspozuara.Ndërsa disa supermarkete kanë vendosur njoftime që qytetarët ti kthejnë produktet pasi kanë rezultuar me ngarkesë bakteriologjike.



 

Po ndodh...