Është "radha jonë"!
Nga Alban Daci
Dje ishte festë kombëtare për shqiptarët pasi më 28 nëntor 1912 u nënshkrua shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane.
Qindra shqiptarë u mblodhën në sheshin Sintagma pasdite për të festuar. Siç shihet edhe në videot e postuara në TikTok, shqiptarët mbanin në duar flamuj, të veshur me këmisha me stemën kombëtare dhe duke kënduar këngë tradicionale të atdheut të tyre, duke marrë vëmendjen e mediave të shtetit fqinj.