
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: Mbështesim strategjinë e SPAK në luftën kundër korrupsionit

Me anë të një deklarate ambasada e Mbretërisë së Bashkuar mbështet Prokurorinë e Posaçme (SPAK) lidhur me komunikimin e saj me mediat.
Ambasada britanike thekson në deklaratë se strategjia e SPAK në komunikimin me mediat është një moment i rëndësishëm sa i përket prioriteteve të SPAK gjatë 3 viteve të ardhshme, me mediat por edhe me qytetarët apo palët e interesuara.
Deklarata vjen pas raportimit të sotëm të kreut të SPAK, Altin Dumani në KLP ku ndër të tjera foli edhe për komunikimin e institucionit që drejton me mediat lidhur me hetimet apo rastet e korrupsionit në duart e SPAK.
Deklarata e Ambasadës britanike:
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe, përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Kjo Strategji e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128