Anija 'Moliva' me 2100 tonë mbetje, nisin procedurat e ankorimit drejt Portit të Durrësit! Grupi i praktikës shkon drejt mjetit lundrues
Nis procedurat e ankorimit të anijes me 2100 tonë mbetje drejt portit të Durrësit.
Pak më parë drejt saj ka shkuar grupi i praktikës tek anija "Moliva" me 102 kontejnerë, për të bërë procedurën e ankorimit të saj, në një prej kalatave të portit.
Kjo lëvizje e fundit i hap dritën jeshile edhe futjes së saj në port. Informohet se anija ende nuk ka lëvizur nga rada e jashtme.
Më herët përgjigja e Autoritetit Portual për Prokurorinë kishte qenë se nuk dispononin kushtet për ankorimin e anijes, monitorimin e saj dhe çështjet e sigurisë për ambientet ku do vendoseshin kontejnerët.
Kontejnerët u nisën nga ky por më 4 korrik të këtij viti, me destinacion Tajlandën dhe Singaporin, por pas alarmit të dhënë nga “Rrjeti i Bazelit”, e njohur si organizata BAN, u ndaluan dhe kthyen mbrapsht në destinacion me anijet transportuese të kompanisë “Maersk”.
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet prej 21 Gushtit dhe ende është nën proces aktiv, teksa ka kërkuar kryerjen e analizave të mbetjeve, nëse janë toksike apo të rrezikshme dhe mbajtjen e tyre në ambiente të sigurta, me plumbçe të mbyllura, të ruhen me Polici dhe me monitorim kamerash.
Këto mbetje kishin dalë nga ambientet e kompanisë "Kurum" dhe të transportuara nga shoqëria "Sokolaj sh.p.k", ndaj të cilave gjithashtu po kryhen hetime.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128