Anila Prifti fiton çmimin ‘Fatos Baxhaku’: Gazetaria është gjymtuar, ndoshta dhe sëmurë për gjithë jetën

Gazetarja e njohur Anila Prifti është shpallur fituese e çmimit “Fatos Baxhaku”.
Prifti e ka fituar çmimin në kuadër të konkursit të shkrimeve Fact-Checking, nga organizata “Faktoje”.
Në fjalën e saj, Anila Prifti u ndal veçanërisht te problemet e gazetarisë, duke thënë se ajo “është gjymtuar, ndoshta dhe sëmurë për gjithë jetën”.
Në fund ajo citoi Fatos Baxhakun nga “Dyert e Rënda të Shtetit”, duke bërë thirrje për përpjekje që situata të ndryshojë.
"Prej shumë vitesh, njerëzit besojnë fort se një gazetar në vendin tonë nuk është i drejtë. Sepse ai ose gënjen ose i thonë të gënjejë. Dhe për pasojë nuk na duan.
Një gazetar sot nuk tregon dot atë që shikon. Një gazetar sot mbase edhe fle i qetë për këtë gjë. Për pasojë, ai trajtohet pa integritet
Gazetaria është gjymtuar, ndoshta dhe sëmurë për gjithë jetën.
Unë mbijetova, por shumë të tjerë jo.
Tek ‘Dyert e Rënda të Shtetit’, Fatos Baxhaku shkruante: Kur gjërat nuk venë mirë sa duhet, të shndërrohen aq familjare dhe normale saqë të mos ua vësh më veshin. Nis e mësohesh ngadalë me to, si me një dhembje të vjetër trashëguar nga motet e fëmijërisë”.
Përpiquni që kjo ndryshojë!
Ju faleminderit!", tha gazetarja.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128