Apeli i GJKKO lë në fuqi 19 vite burg për 4 të pandehurit për tentativën e vr*sjes së Xhevdet Plakut

Apeli i Posaçëm ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për Dedan Gjonin, Algert Rapin, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermëni.
Lë në fuqi dënimin me 5 vite burg për Rexhep Rapin, 4.8 vite burg për Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni.
Në total, SPAK ka kërkuar 29 vite e 6 muaj burg për 4 anëtarët, porositësin Rexhep Rapin i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin, ish-shefin e krimeve në Policinë e Shtetit Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermenin.
Për Kep Arapin, SPAK kërkon dënimin e tij me 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie. Për Algert Rapin kërkohet 7.4 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar u kërkua dënimi me 4.8 vite heqje lirie.
E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK edhe për Dedan Gjonin, ish-shefin e krimeve në komisariatin nr. 6 dhe Dejvi Gjermenin për të cilët po ashtu u kërkua dënimi me 7.4 vite burg, ndërsa me gjykimtë shkurtuar kërkon 4.8 vite burg.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
Gabimi fatal që ka rrëzuar çdo pushtet në histori
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
