
Apeli i Romës kthen emigrantët/ Bajrami: Gjykata vendosi që të kthehen në Itali

43 refugjatë që u akomoduan në Gjadër, si kontigjent i 3 që u soll në Shqipëri u rikthyen sërish ditën e sotme në Itali.
Gjykata e Apelit në Romë vendosi rikthimin e tyre në Itali deri në një vendim përfundimtar nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut.
Ky vendim futi sërish në ngërc zbatimin e marrëveshjes mes Shqipëris dhe Italisë duke e bërë të pamundur zbatimin e saj.
Për të folur për këtë vendim dhe për marrëveshjen, e ftuar nëpëmjet një lidhjeje të drejpërdrejtë në "Skype", nga Italia, avokaten Lionela Bajrami.
"Nuk parashikon asgjë të re që nuk dihej si në Shqipëri dhe në Itali. Vendimet janë të gjitha në të njëjtin drejtim, që nga procesi i parë edhe tek procesi i tretë.
Dhe pse është ndryshuar kompetenca e autoritetit gjyqësor, në fillim ishte Gjykata e specializuar për emigracionin në Romë. Qeveria vendosi në një dekret të nëntorit që të transferonte kompetencat tek Gjykata e Apelit, që është jë gjykatë me hiearki më të lartë. Vendimi është përsëri i njëjti.
Gjykata e Apelit vendosi që këta emigrantë të mos mbahen në qendrat në Shqipëri por të kthehen në Itali dhe ka rivendosur kërkesën për një vendim nga Gjykata Europiane", u shpreh Bajrami.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128