
Armë zjarri në taksi/ Arrestohet shoferi në Vlorë, bashkëpunoi me 17-vjeçarin për ta shitur

Një shofer taksie është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi në automjetin e tij është gjetur një armë zjarrin. Mësohet se ai ka bashkëpunuar me pasagjerin 17-vjeçar, për transportimin e armës së zjarrit, në këmbim të një shumë parash që do të merrte pas shitjes së saj.
Ndërkohë, ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia. Vijojnë veprimet hetimore në kuadër të operacionit policor të koduar ‘The passenger”, që u zhvillua disa ditë më parë, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.
Kapet dhe vihet në pranga një 54-vjeçar (drejtuesi i taksisë ku u gjet arma e zjarrit). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “The Passenger”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën dhe ndaluan shtetasin I. B., 54 vjeç, banues në Fier.
Gjatë operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”, në bagazhin e taksisë me drejtues shtetasin I. B. dhe pasagjer një 17-vjeçar, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatike, që dyshohet se 17-vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë, po e transportonte drejt Vlorës, me qëllim shitjen.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi I. B. është i përfshirë në këtë rast, pasi ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për transportimin e armës së zjarrit, në këmbim të një shumë parash që do të merrte pas shitjes së saj.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. Gj., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128