Arratisje nga burgu, trafik droge, operacione plastike, kush është 'Peshkaqeni' që SPAK i sekuestroi pasurinë

Të dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Europë,SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy personazheve të botës së krimit.
Dhe bëhet fjalë për Princ Dobroshin dhe kunatin e tij Olsi Syziu.
Princ Dobroshi po hetohet aktualisht nga autoritetet ligjzbatuese të Republikës Federale të Gjermansië, ndërkohë kunati i tij Olsi Syziu, sipas SPAK, aktualisht po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese të Republikës Federale të Gjermanisë, për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike të një sasie të konsiderueshme”, si pjesëtar i një bande.
Në mesin e pasurive të sekuestruara janë 10 llogari bankare me rreth 133 mijë euro gjendje, një vilkë dykatëshe në gjirin e Lalzit, 3 apartamente në Tiranë, në zonën e Kodrës së Diellit dhe te Liqeni i thatë, një automjet i vitit 2015, si dhe një shoqëri tregtare me emrin ‘SLAI’.
Por kush është Princ Dobroshi i njohur ndryshe me nofkën ‘Peshkaqeni?
Princ Dobroshi mori pseudonimin ‘Peshkaqeni’ nga mediat në Norvegji dhe Cceki për shkak se në këto dy vende ai njihej si bosi i mafias shqiptare të drogës.
Ai u largua nga Kosova në vitin 1988 ku në fillim u vendos në Gjermani ku merrej me biznesin e kazinove për të kaluar më pas në në vendin skandinav Norvegji.
Në vitin 1993, Princ Dobroshi, u arrestua nga policia norvegjeze nën dyshimin për trafik droge. Gjykata në Norvegji në vitin 1994 e kishte dënuar atë me 14 vite burgim.
Por ai arriti ta arratisej nga burgu në vitin 1997 pasi kishte korruptuar rojen.
Mw pas Dobroshi u fsheh nw Kroaci ku kreu njw operacion plastik pwr tw ndryshuar fytyrwn.
Një aksionin i koduar “Kafazi”, operacioni i cili zgjati dy vjet, i mbështetur nga policia suedeze, daneze e veçanërisht ajo norvegjeze, rezultoi me kapjen e Dobroshit, me 23 shkurt të vitit 1999.
Nga ky vit Dobroshi qendroi në qeli deri në vitin 2005 duke kryer vetëm nëntë vite burg.
Me mbarimin e dënimit Princ Dobroshi u kthye në Kosovë nën masa të rrepta sigurie nga policia norvegjeze.
Pas rikthimit të tij në vendin e lindjes Pejë, ai u rikthye ‘Lojërave të fatit’.
Para katër vitesh ai do të arrestohej pasi ishte përfshirë në një përleshje fizike në qytetin e tij, në Pejë.
Portali “Royalcentral.co.uk” vite më parë shkroi se lideri i mafisë kosovare, Princ Dobroshi kishte tentuar të rrëmbente Princin Haakon të Norvegjisë./ Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


