Arrestohen tre hajdutët serialë në Tiranë

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohen se janë autorë të shtatë vjedhjeve të kryera në kryeqytet ditët e fundit. Bëhet fjalë për shtetasit Aleksandër Ndrelalaj, Erandoi Alo dhe Glodjan Dervishi.
Policia sqaron se njëri prej të arrestuarve po hetohet për vjedhjen e një shumë parash në një biznes në Sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy të tjerët kanë hyrë në banesa të ndryshme dhe kanë marrë shuma parash.
” Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të kryera ditët e fundit, në Tiranë, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar. U vunë në pranga shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës. Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128