Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, rrahu policin

30 Shtator 2022, 14:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, rrahu policin

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një polici.

Mësohet se në pranga ka rënë  A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Po ndodh...