Arrestohet Kujtim Çaushi, daja i Elton Deliut që u ezekutua bashkë me nënën në 2008-ën

Kujtim Çaushi 62 vjeçari, i cili u arrestua pasdites e së enjtes në kuadër të operacionit “Arsenali” gjatë të cilit iu sekuestrua një arsenal armësh.
Është daja i Elton Deliut i cili u ekzekutua bashkë me nënën e tij Flutura Deliu më 27 dhjetor 2008 në banesën e tyre prapa presidencës në Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se arsenali i armëve si snajperë, granata hedhës, dylbi, etj si dhe mjete te blinduara, u zbulua nga oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë në një ambient të përshtatur ngjitur me banesën në pronësi të Elton Deliut por që administrohej nga daja i tij i cili përfundoi në pranga, ndërsa djali i tij Erlind Caushi shpall në kërkim.
Ky i fundit sapo ka pikasur policinë mësohet së është larguar me urgjencë duke iu shpëtuar prangave.
Elton Deliu u ekzekutua bashkë me nënën në apartamentin e tyre në katin e gjashtë të bëj pallati mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”.
Mendohet se fillimisht, autorët e krimit mafioz goditën me një plumb në kokë të ëmën, Flutura Deliu, 52 vjeçe, dhe më pas qëlluan me plumba 32-vjeçarin.
Pas vrasjes se tyre bashkëjetuesja e Deliut pati probleme pasurie me familjen Caushi, përplasje e cila nuk u bë e qartë sesi përfundoi.
-
Daily Mail zbulon teknikat e shqiptarëve ilegalë në Britani
19 Gusht, 08:39 -
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

