Arrestohet një person për ekzekutimin e Lulzim Vishës, policia i gjen armë me silenciator në banesë

25 Janar 2025, 10:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestohet një person për ekzekutimin e Lulzim Vishës, policia i

Policia e Tiranës ka ndaluar një person në lidhje me vrasjen e postierit Lulzim Visha, krimi ndodhur mëngjesin e djeshëm (24 Janar) në Zall Mner të Kamzës.

Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar gjatë kontrolleve në zonën e Kamzës për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Gjithashtu, dyshohet si i perfshirë në atentatin ndaj 48-vjeçarit Lulzim Visha, ndaj të cilit u qëlluar me të pakten 12 plumba teksa ndodhej në automjetin e punës.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët e Lulzim Vishës.

Ndërkohë hetimet e policisë janë përqëndruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit.

Kontrolle intensive dhe punë profesionale hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit, mëngjesin e djeshëm në Kamëz.

Në kuadër të kontrolleve bazuar në inteligjencën policore, Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Silenciatori”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L, në rrugën Paqësore, Zall Mner, Kamëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë .

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç, banues në Kamëz., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Po në kuadër të operacionit si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E. L., 31 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të shtetasit E.L dhe përdoret nga të dy shtetasi E.L 37 dhe E.L 31 vjec.

Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...