Pse asfaltimi i rrugëve në Tiranë ndaloi në 14 maj?!

Bashkia Tiranë duket se e ka mbaruar propagandën e asfaltit elektoral.
Po ta krahasojmë me një muaj më parë, sot zhurmat e kamionëve dhe fadromave nuk dëgjohen askund.
Aksioni i asfaltit elektoral u përdor gjatë muajit prill dhe fillimin e majit, si një lloj propagande për të marrë votat e qytetarëve të Tiranës, por siç duket ky asfaltim i shpejtë solli dhe një reagim të qytetarëve të cilët e shihnin rrugën e pashtruar në mëngjes dhe e gjenin me asfalt kur ktheheshin.
E ndoshta kjo solli dhe lënien e tij në mes, pasi Tirana kutërbonte prej 1 muaji era zift.
E vërteta në fakt është se asfalti përveç se rezulton jo cilësor, është hedhur pa projektimet e duhura, çka ka çuar në shpenzime të kota nga ana e bashkisë, sepse rikualifikimet e rrugëve do të çojnë në heqjen e tij.
1 miliard lekë, ose rreth 8 milionë euro janë dhënë vetëm për shtrimin e akseve të amortizuara. Sipas të dhënave zyrtare në prokurim janë hedhur thuajse të gjitha zonat e Tiranës, por askund nuk shihet cilësi apo projektime të duhura pasi asfalti është hedhur diku me pakicë, e diku ku nuk duhej me shumicë.
Kështu Bashkia nga dëshira për të hedhur asfalt elektoral që të mbyllte gropat e Tiranës, dështoi me sukses në asfalt që po gërryhet pa kaluar ende një muaj.
Nga foto e mëposhtme duket se asfalti është fare pa projekt dhe nuk ka vazhduar, duke lënë kështu vetëm disa pika ose njolla të vogla asfalti në rrugët e Tiranës.

Pyetja që kërkon sot përgjigje është përse sot në Tiranë nuk sheh asnjë punim?
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128