
Ata që vënë baste sportive online, po arrestohen, edhe pse ligji u miratua! Ja çfarë thotë eksperti

Bastet sportive nuk janë hapur! Ata që duan të provojnë fatin duke luajtur “online”, do të duhet ende të presin.
“Derisa të plotësohen kriteret e licencimit; derisa të licencohen kompanitë që do të ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit... nuk mund të themi se bastet sportive aktualisht janë të ligjshme”, tha Henri Telharaj, Këshilli Shqiptar për Problemet e Lojërave të Fatit.
Pas më shumë se dy muajsh nga votimi në Parlament i projektligjit “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” dhe botimit të ndryshimeve në Fletoren Zyrtare në mesin e marsit, Ministria e Financave është ende duke hartuar aktet nënligjore. Nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit konfirmohet që deri më tani nuk ka ende asnjë kompani të licencuar për ushtrimin e kësaj veprimtarie.
“Janë duke u plotësuar të gjitha ato të cilat në ligj janë shprehur në nivel politikash, tani janë duke u hartuar programet. Janë duke u hartuar programet për licencimeve të kompanive apo ato për mbrojtjen e lojtarëve dhe familjarëve të tyre.”
E në një kohë që bastet sportive, tashmë vetëm “online” pritet të bëhen të ligjshme, numri i lojtarëve të varur nga lojërat e fatit po zgjerohet.
“Situata u bë më e keqe se para se bastet sportive ishin fizike dhe lojtarët duhet të shkonin fizikisht. Në këtë 5-vjeçar teksa pikat e basteve fizike ishin të mbyllura, u shtuan baste online. Nëse më parë ne kishim 5 mijë pika bastesh, gjatë këtyre 5 viteve, numri u barazua me popullsinë. Dikush që kishte varësi e thelloi atë dhe të tjerë të varur u shtuan.”
Me ndryshimet e miratuara ligjore, për të luajtur baste sportive “online”, qytetarët do të duhet të regjistrohen me anë të kartës së tyre të identitetit në faqet web ose aplikacionet e licencuara për ushtrimin e kësaj veprimtarie.
Gjithashtu do të krijohet një regjistër elektronik që do të ndalojë të luajnë ata që kanë varësi apo probleme të tjera me lojërat e fatit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128