"Atë hotelin në Durrës e kemi ne, unë marr 600 mijë lekë të qelbëta"/ Skema korruptive e drejtorëve hajdutë me "5D"-në

Një super investim në bregdetin e Durrësit, që mban vlerën prej 15 milion euro, është duke u ndërtuar nga disa prej drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe familjarëve të tyre.
Por përtej kësaj, nga hetimet e kryera prej prokurorit Klodian Braho, janë ngritur dyshime të forta se në këtë hotel me 5 yje është aksioner dhe Erjon Veliaj.
Një fakt i tillë ka dalë përmes një bisede që ka zhvilluar e hetuara Jona Bejko punonjëse pranë kompanisë “5D Konstruksion” me një person tjetër, të cilës SPAK ja ka sekuestruar aparatin e telefonit dhe i ka zbuluar komunikimet.
Në këto biseda, Jona Bejko i dërgon foton e hotelit “IHG Hotels” që po ndërtohet në plazhin e Durrësit, duke i pohuar se: “...është aksioner pronari jonë, Lali Eri....dhe këta...”.
Kjo bisedë ngreh pikëpyetje të mëdha mbi rolin e Veliaj në këtë investim, në një kohë kur thujsa tre nga drejtorët e tij dalin aksionerë me letra të plota në këtë hotel.
Sipas SPAK, Jona Bejko ka pasur biseda me interes edhe me përdoruesin e numrit celular 4915236508XXX, i identifikuar me emrin Arban, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash që lidhen me punën e saj të përditshme.
Në disa komunikime Jona Bejko, flet për pronarin e shoqërisë dhe aktivitetin e shoqërisë.
Kështu, në datën 7 Prill 2021 Jona Bejko i shpjegon personit tjetër se:
"Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës duke ditur që prona është i shtetit dhe i kanë thënë thuaj Jonës të angazhohet me zgjedhjet....... uuaa u habita....
....Më tha shefi kështu më kanë marrë për ty... Ça veni imagjino.... Me u marr, me ty edhe nëse punon në privat.... Me bo 1 buzë shtremët si puna e këtij pronarit tim....Pffi.... Po drejtor pra... Tu më thën ky drejtor bashkisë.... Ai është te njësia këshu...".
Ndërkohë në datën 6 janar 2023, Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë, ku Jona i ankohet se ajo mer vetëm 600 mijë lekë të qelbta nga e gjithë ajo punë që kryen:
Jona: "Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jon... Lali Eri... E këta.
Dhe un marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta...". Plasi lufta këtej nga zyra... U zu me shefen e financës keq fare Nestori... Ajo i përplasi derën në fytyrë... Ky e përzuri për shpi... Q.Rr,., Mirë që su rrafën".... "Se keee ideeen ca bëhet këtu... Tu thënë Nestori, pra kapur fare në anën e kujt je...".
Në hotelin me 5 yje “IHG Hotels” që po ndërtohet në plazhin e Durrësit, janë disa pronarë mes të cilëve dy drejtorët e bashkisë Tiranë, Redi Molla, Elvin Tivari, kushëriri i këtij të fundit Bledar Tivari.
Kompanai e shpallur investitor strategjik është në pronësi të Bledar Tivatit, pronar ekspozuar me një përqindje modeste dhe pa historik biznesi, si dhe në pronësi të 4 kompanive si: “Etitur”, “Daktur”, “Restur” dhe “LANDËAYS INTERNATIONAL”.
Pas kompanisë që pretendon se po sjell një brand ndërkombëtar si “IHG Hotels & Resorts”, qëndrojnë ish punonjësi i ujësjellësit Elvin Tivari pronar i kompanisë “Etitur” me 100 lelë kapitali, Redi Molla pas kompanisë “Restur” me 100 lekë kapital, Dritan Kadiu pronar i kompanisë “Daktur” dhe Gazmend Haxhia pronar i “LANDËAYS INTERNATIONAL”.
Haxhia është një personazh i lakuar për tendera korruptivë nga Mirela Kumbaro dhe për aktivitete të tjera të dyshimta.
Katër personat që fshihen pas 4 kompanive me emra të çuditshëm, kanë kontribuar me nga 200-230 mijë USD në kompaninë Mediterranean Investment Group që pretendon se do të ndërtojë hotelin me 5 yje.
Përpos Kadiut dhe Gazmend Haxhisë, i cili është aksioner në rreth 8 kompani dhe ka një histori biznesi, edhe si bashkëpronar i Universitetit Polis, tre personat e tjerë janë abonimë në biznes dhe kanë themeluar disa kompani fantazëm me kapital 100 lekë.
Kompanitë janë themeluar që të gjitha në 2020 dhe nuk kanë të dokumentuar aktivitet, gjë që ngre shumë dyshime mbi këtë investim.
Ndërkohë si subjekt ndërtues në këtë hotel është pikërisht kompania “5D Konstruksion” me pronar fiktiv, Nestor Muhametllari, ndërsa pronarë të vërtetë të saj janë Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe, Elvin Tivari./Ora News
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

