Autobusi i PATI Travel, shkakton aksident me pasojë vdekje në Serbi
12 Dhjetor 2024, 18:12 / AKTUALITET

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e së enjtes në një autostradë të Beogradit.
Autobusi i kompanisë shqiptare “PATI Travel” u përfshi në një aksident të rëndë në Serbi. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fuqishme duke tronditur pasagjerët në autobusin e linjës Bruksel – Tiranë por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Burimet e “Boldnews.al” nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në automjetin tjetër të përfshirë në aksident raportohet se një grua ka humbur jetën, por trupi i saj ende nuk është nxjerrë nga automjeti.
Gjithashtu brenda automjetit tip veturë raportohet për persona të tjerë të plagosur të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
-
-
Emri/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur
12 Dhjetor, 18:00
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

