Autorët e gjurmuan kur ishte vetëm! Çfarë filmuan kamerat e sigurisë dhe çfarë deklaruan familjarët e Eduard Reçit
Zbulime të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e rëndë që tronditi Tiranën, ku mbeti i vrarë biznesmeni Eduard Reçi. Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga autoritetet policore kanë arritur të regjistrojnë vetëm momentin e ekzekutimit fatal.
Pamjet tregojnë qartë çastin kur 52-vjeçari qëllohet me një plumb në kokë teksa qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij. Sipas hetimeve paraprake, autorët dyshohet se e kanë vëzhguar dhe kanë pritur me durim momentin kur viktima doli jashtë banesës dhe ishte i vetëm.
Pavarësisht përpjekjeve për të zbuluar motivin e ngjarjes, familjarët e viktimës kanë deklaruar se Eduard Reçi nuk kishte asnjë konflikt apo kërcënim që mund të kishte çuar në këtë sulm të përgjakshëm. Autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar rrethanat e atentatit.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128