Autori erdhi me taksi nga Tirana/ Zbardhet dinamika e grabitjes me armë zjarri në Fushë-Krujë
5 Janar 2026, 22:08 / AKTUALITET

Është zbardhur dinamika e grabitjes me armë zjarri, të raportuar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës.
Burime për mediat bëjnë me dije se një person, emri i të cilit ende nuk bëhet publik ka marrë një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar në shkojë në Fushë Krujë.
Në afërsi të Tapizës ai ka kërcënuar me armë zjarri taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët duke i marë paratë dhe celularin.
Pasi ka vjedhur taksistin autori ka shkuar pranë një pike karburanti dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.
Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
Viktor Orbani diktator?
Nga Indrit Vokshi
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128